Lajme

Flasin nga Specialja për pjesëmarrja e Kadri Veselit në varrimin e babait të tij

Kadri Veseli

Zyrtarja për informim e Dhomave të Specializuara, Anxhela Griep,ka folur rreth procesit të lirimit të përkohshëm për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli me rastin e vdekjes së babit të tij.

Në një përgjigje për SHQIP.com ajo ka thënë se kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës, lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek paneli kompetent kur ka arsye bindëse.

Tutje thuhet se paneli është ai që vendos për kërkesa të tilla.

”Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”.

Sot ka vdekur babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli.

Ai do të varroset  në Broboniq të Mitrovicës rreth orës 19:00./SHQIP.com