Flamuri i Kosovës nuk shfaqet as nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës

Atletja, Gresa Bakraqi është garuesja e vetme që po përfaqëson në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura në Beograd.
Por, Kosova në këtë garë u përfaqësua pa flamur, pasi nuk po shfaqet në Botërorin e atletikës në palestër që po mbahet në Serbi.
Flamuri i shtetit po mungon edhe në faqen e Federatës Botërore të atletikës.

Flamuri i Kosovës nuk ishte shfaqur në monitorin gjigant në “Stark Arena” kur ajo garoi, por ai ishte i mbuluar edhe në uniformën e Gresës.

Përveç në Serbi, flamuri po mungon edhe në faqen zyrtare të Federatës botërore të Atletikës te rezultatet e po ashtu edhe te shtetet pjesëmarrëse.

Gresa u përfaqësua me inicialet “KOS” në fanellë, teksa ajo garoi në 1500 metra dhe doli e 17-ta nga 19 garuese, me kohë 4 minutë e 28.40 sekonda.
Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me Federatën Atletike të Kosovës janë ankuar në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, për këtë çështje./Shiqp.com