Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë valëviten në pikën e pestë më të lartë në botë

Flamuri i Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë – po vllviten në majën e pestë më të lartë në botë.
“Maja Makalu” është suksesi i radhës i alpinistes Uta Ibrahimi, të cilën nuk e ndalen as 8458 metrat për tu ngjitur në këtë pikë.
Këtë njoftim e ka dhënë vetë Ibrahimi përmes një postimi në Facebook.
“Për krejt këto javë kam qenë në shpinë tem të dytë, në vargmalin e Himalayave, duke e ndjek andrrën tem e të popullit tem, ngjitjen nëpër çatitë e botës, 14 Majat e Himalayave.
Këtë herë, me datë 12 Maj ngjita me sukses Majën Makalu 8485m / maja e pestë më e larta në botë”, ka shkruar ajo ndër të tjera.
Por, plani i saj nuk ka mbaruar ende.
Utah ka për qllim që të ngjitet edhe në shtatë majet tjera – sipas projektit “14 Majat e Himalayave – Utalaya”. /Shqip.com