Lajme

VIDEO/ Flamur Noka nuk kursen as Bashën: I pabesë, tradhtar

“Je tradhëtar, je i pabesë, je i paburrë”, kështu iu drejtua deputeti Flamur Noka, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në momentin që ky i fundit po largohej nga Parlamenti.

Mazhoranca socialiste rrëzoi me shumicë votash propozimin e tij për t’i dhënë 50 milionë dollarë ndihmë ushtarake kosovës.

Pas këtij momenti, Basha ka lënë sallën e Kuvendit së bashku me deputetët e PD.

Seanca e ditës së sotme vijoi me tensione, ku deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin e tyre të kaosit, ndërsa deputetët socialistë votuan pro projektligjeve të cilat ishin në rendin e ditës.

Ndryshe nga herë të tjera të pranishëm ishin edhe deputetët demokratë mbështetës të Lulzim Bashës, të cilët qendruan të ulur në sallë deri në momentin kur propozimet e tyre u rrëzuan me votë. Më pas u larguan.

/Shqip.com