Rozë

Fjoralba Ponarin e “tradhton” dekolteja e fustanit, kështu veproi në mes të emisionit

Fjoralba Ponari

Moderatorja e emisionit “Portokalli”, Fjoralba Ponari tashmë ka ca kohë që shihet në emisione të mëdha siç ishte dhe “The Voice of Albania”.

E gjatë prezantimit të maratonës në “Portokalli”, Fjoralba është parë duke pasur vështirësi me fustanin e saj.

Në një moment gjatë prezantimit ajo shihet duke mbajtur dekoltenë me duar dhe në anën tjetër Salsano Rrapi shihet duke qeshur.

Për ta kaluar situatën, Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

Teksa i përgjigjej një ndjekësi, moderatorja shpjegon edhe çfarë kishte ndodhur atë moment.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar për fat të keq nga grimi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan ajo duke qeshur.

Mënyra se si ajo veproi u prit si shumë profesioniste nga fansat e saj. /SHQIP.com