Rozë

Fjolla Morina i organizon festë luksoze qenit të saj për ditëlindjen e parë

Fjolla Morina

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina është njëra ndër këngëtaret më të përfolura, e gjithë kjo për shkak të jetës së saj që ajo nuk heziton të ndajë me fansat e saj.

Ajo së fundmi ka treguar se ka organizuar një festë për ditëlindjen e parë të qenushit të saj të quajtur, Bobby.

Këngëtarja ka organizuar një festë të veçantë me balona dhe një tortë.

“Urime ditëlindjen. Bobby, djali im”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit.

Postimi ka marrë reagime të shumta nga miqtë edhe ndjekësit që kanë kritikuar atë, por kishte nga ata që edhe e kanë përgëzuar për kujdesin ndaj kafshëve.

Fjolla ka disa javë që  është liruar nga paraburgimi, gjersa tani po shijon jetën me familjen e vajzat.

Ndërsa, ajo kohëve të fundit është përfolur edhe për ndarje me bashkëshortin e saj, Fisnik Syla./SHQIP.com