Rozë

Fjolla Morina hedh dyshime mbi vërtetësinë e Big Brother Vip, tha se u ftua të marrë pjesë

Këngëtarja, Fjolla Morina,

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina së fundi ka hedhur dyshimet mbi vërtetësinë e Big Brother Vip i cili po zhvillohet në Kosovë dhe Shqipëri.

Ajo nuk potencon se për cilin nga këta të dy e kishte fjalën, por tregon se asaj i kishte ardhur ftesa të cilën nuk e ka pranuar.

Big Brotheri është kamuflazhë, është lojë e përgatitur. Unë nuk kam pranuar që të shkojë aty. E kam në shtëpi edhe letrën të cilën nuk e kam nënshkruar”.

Madje, Fjolla thotë se është e përcaktuar se edhe kush do të jetë finalisti.

Kujtojmë se Fjolla Morina ka ndarë më ndjekësit e saj kërcënimet që është duke i marrë kohëve të fundit.

Ajo ka thënë se edhe është helmuar, ku pasi ka marrë rezultatin ka dalë që ajo nuk ka pasur asgjë – pasi sipas saj është ndryshuar.

Ajo ka përmendur edhe ish-burrin, Fisnik Syla duke thënë se nuk ka asgjë nga ai.

Këngëtarja, ka treguar se ndihet e kërcënuar, për çka ka kërkuar mbrojtje. Nga populli, pasi sipas saj më nuk beson në shtet.

Fjolla, ka kërkuar nga nënat që ta mbështesin sot në protestën e saj në shesh nga ora 13:00.

https://www.tiktok.com/@xhevdet.salihi0301/video/7209450003574607109

/Shqip.com