Sport Ndërkombëtar

Fjalët e para të Saul Niguez si lojtar i Chelseat

Intervista e parë e mesfushorit spanjoll me fanelën e Chelseat

Ndër goditjet e fundit në afatin kalimtar të verës, ishte transferimi i Saul Niguez te Chelsea.

Mesfushori spanjoll që ishte pjesë e Atletico Madrid më shumë se një dekadë, në intervistën e parë të dhënë si lojtar futbollist i londinezëve, është shprehur tejet i lumtur për këtë transferim tij, transmeton Shqip.com.

“Kam kaluar 15 vjet në Atletico Madrid, është shtëpia ime. Pastaj, kur u shfaq mundësia për t’u bashkuar me Chelsea, nuk mund ta refuzoja. Dita e fundit e dritares së transferimit ishte e çmendur, por në fund unë mund të vij këtu, siç të gjithë shpresonim, kështu që unë duhet ta shfrytëzoj këtë shans”.

“Që kur isha fëmijë, unë gjithmonë kisha dy qëllime – të bëja histori në Atletico Madrid dhe për të luajtur në Premier League, jo vetëm për shkak të vetë ligës, por edhe për kulturën dhe gjuhën e saj” ishin fjalët e parë të reprezentuesit spanjoll.

Ai po ashtu ka përmendur faktin që është shumë e rëndësishme për të se tek kampionët aktual të Evropës, ka bashkëkombas të tij.

“Është vërtet e rëndësishme të kesh lojtarë spanjollë si Cesar Azpilicueta, Marcos Alonso dhe Kepa. Veçanërisht Kepa, i cili ka ndarë një dhomë me mua që kur kemi filluar të luajmë për ekipin kombëtar të të rinjve spanjollë”, ka thënë ndër të tjera 26 vjeçari.

Me ardhjen e tij në repartin e mesfushës, skuadra e udhëequr nga Thomas Tuchel do të ketë konkurencë të madhe në repartin e mesfushës, ku për vendin e titullarit do garojnë ndërmjet vetë futbollistë si Jorginho, Kovacic, Saul, Havertz dhe Kante.

Përveç, Niguezit ata më herët kishin transferuar edhe Romelu Lukakun nga Interi për një shumë prej 120 milionë eurosh./Shqip.com

New Chelsea signing Saul Niguez: Last day of the transfer window was crazy
Saul Niguez gjatë stërvitjeve me Chelsean