Rozë

Fjalët e para të Oltës pas largimit nga Big Brother VIP Albania

Aktorja, Olta Gixhari ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brotherit.

Lajmi fillimisht u kumtua nga Arbana dhe më pas nga vet Olta,e cila tha se nuk mundet më.

Pasi shkoi në studio, Olta tha se e ka prioritet familjen e saj. Aktorja tha se ende nuk e beson që ka ndenjur aty për 100 ditë.

“Prioriteti im është djali dhe familja ime, unë e kam fituar Big Brother. Kjo ishte aventura  më e çmendur në jetën time, zgjedhja më e çmendur, nuk më besohet që kam qenë pjesë e Big Brother, një ëndërr për mua, kam luajtur me gjithë energjinë time”, u shpreh Olta.

/Shqip.com