Fjala “humbje” nuk kuptohet në Madrid
Publikuar:
(20.09.2022 14:00:26)

Real Madrid është skuadra e vetme me bilanc të 100 për qind të fitoreve – në Top Pesë Ligat Evropiane.
“Mbretërit” nuk po njohin kundërshtarë.
Në La Liga – madrilienët prijnë në tabelë – me 18-të pikë të grumbulluara – pas gjashtë xhirove.
Ekipi i udhëhequr nga Carlo Ancelotti – triumfoi edhe në derbin e qytetit ndaj Atleticos – për të dëshmuar formën e lartë.
Në total – “los blancos” kanë shënuar 17-të gola – dhe kanë pranuar vetëm gjashtë – në elitën e futbollit spanjoll.
Kampionë e Evropës – ndeshje të mira kanë treguar edhe në Ligën e Kampionëve – ku prijnë në Grupin G. Dy ndeshj, dy fitore.
“Galaktikët” – ndeshjen e rradhës e zhvillojnë me Osasunën – me 2 tetor – pas ndeshjeve internacionale./Shqip.com