Fizikisht në Londër – me zemër në Spanjë
Publikuar:
(30.07.2022 23:21:30)

Real Betis është skuadra ku Hector Bellerin dëshiron ta vazhdojë karrierën.
Reprezentuesi spanjoll – ka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023, por po e negocion shkëputjen e saj – sipas disa mediave evropiane.
Bellerin ishte huazim te Betisi – sezonin e kaluar ku edhe zhvilloi 23 ndeshje në La Liga – teksa asistoi dy herë.
Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime.
Kampionatin e mbylli me trofe – pasi e fitoi Kupën e Mbretit dhe përshtatja në vendlindje – nuk ishte fare problem për të.
Hector ishte edhe në radarin e Atletico Madrid, por nuk ka pasur ndonjë lëvizje të re në atë drejtim.