Kulturë Kino

Fituesja e “Oscar” viziton presidentin e Ukrainës

Aktorja e Hollivudit, dhe fituesja e çmimit Oscar, Jessica Chastain ishte në Kiev të Ukrainës, gjatë fundjavës.

Ajo vizitoi spitalin e fëmijëve Okhmatdyt dhe u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy, përmes një postimi falënderoj aktoren për mbështetjen.

“Aktorja amerikane Jessica Chastain është sot në Ukrainë. Për ne, vizita të tilla të njerëzve të famshëm janë jashtëzakonisht të vlefshme. Falë kësaj, bota do të dëgjojë, dijë dhe kuptojë të vërtetën për atë që po ndodh në vendin tonë edhe më shumë. Faleminderit për mbështetjen!”, shkroi Zelenskyy.

Zelenskyy tha se Ukraina do të bëjë gjithçka për të bërë të njohur luftën dhe nevojat ukrainase në të gjitha vendet e botës dhe në të gjithë audiencën.

“Historia e saj për luftën tonë do të dëgjohet patjetër. Ne po përgatisim një ngjarje të rëndësishme humanitare”, shtoi Zelenskyy.

“Dhe unë jam mirënjohës për të gjithë miqtë e Ukrainës jashtë vendit dhe për të gjithë ata që ndihmojnë në zgjerimin e lidhjeve tona në botë. Ne po bëjmë gjithçka për të fituar, gjithçka për të mbrojtur vendin tonë.”

Shumë artistë të Hollivudit që kanë vizituar më parë Ukrainën përfshijnë Ben Stiller, Sean Penn, Liev Schreiber dhe Angelina Jolie.