Fituan vendin e parë në Tiranë, Lloga uron studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Europës Juglindore
Ministri i Drejtësisë po ashtu Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga uroi sot studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore për vendin e parë që e fituan në garën ndërkombëtare për gjykim të simuluar në Tiranë.
Ai përmes një postimi për studentët uron që me njohuritë e tyre të kontribuojnë dhe ata të jenë forca lëvizëse për ndryshimet në sistem dhe në shoqëri.
‘Ekipi i UEJL-it pati një performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat dhe u vlerësua me nota të larta nga juria për përgatitjen profesionale, për hulumtimin e bërë dhe për nivelin e lartë të punimeve të arritura, për prezantimin gojor, për bashkëpunimin e ekipit, si dhe për përgatitjen dhe mënyrën se si përgjigjeshin në pyetjet e parashtruara nga ekipet kundërshtare dhe nga juria“, është shprehur Lloga.
/Shqip.com