Sport Ndërkombëtar

Fitorja – fjalë e panjohur për Lakers

Lakers pësojnë humbje përsëri

Humbja – nuk është më lajm i ri për ta.

E kanë harruar ndjenjën e fitores.

Los Angelos Lakers janë mposhtur përsëri – kësaj radhe nga Minessota Timberwolves.

Ani pse Lakers ishin vendas – rezultati në semafor tregoi 104-124.

Lakers vs. Timberwolves Final Score: L.A. gets mauled in Minnesota - Silver  Screen and Roll
Momente nga takimi

Si në shumicën e ndeshjeve në këtë sezon – paraqitje të mirë zhvilloi LeBron James, i cili shënoi 19-të pikë, bëri katër asistime dhe pesë kërcime.

Por – as këto statistika nuk mjaftuan që ta shmangte disfatën e skuadrës së tij.

Kurse – te mysafirët më i dalluari në parket ishte Karl-Anthony Towns. Ai shënoi 30 pikë, teksa regjistroi një asistim dhe tetë kërcime.

Nothing goes right for Lakers, again, as they fall to Timberwolves
Momente nga takimi

Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Anthony Edwards – që regjistroi 27 pikë, katër asistime dhe gjashtë kërcime.

Pas kësaj disfate, Lakers gjenden në pozitën e nëntë të Konferencës Perëndimore.

Deri më tani – ky ekip ka pësur 40 humbje – krahas 29 fitoreve të arkëtuara.

Kurse – në anën tjetër, Timberwolves gjenden dy pozita më lartë.

Tabela e Konferencës Perëndimore

Rezultatet e disa nga takimet tjera:

76ers 118 – 114 Cavaliers

Nuggets 127 – 109 Wizards

Suns 129 – 112 Rockets

Celtics 110 – 88 Warriors

Raptors 103 – 100 Clippers /Shqip.com