Fitorja e Distria Krasniqit nuk mbetet pa u komentuar as nga mediat serbe
Publikuar:
(24.07.2021 17:01:47)
Triumfi olimpik i Distria Krasniqit po bën bujë gjithandej.
Liderë e personalitete të njohura mbarë-kombëtar kanë përshëndetur fitoren e saj, shkruan Shqip.com
Ndërsa nuk ka kaluar as pa u raportuar as nga mediat serbe.
Në raportimet e tyre, po i referohen Republikës së Kosovës si “e ashtuquajtura Kosovë” si dhe province e Serbisë.
Ndërsa mediumi serb, “Novosti” po e konsideron si sportiste të tyre, derisa Kosovës i referohet si “Kosovë dhe Metohi”, dhe “Republika e vetëshpallur e Kosovës”
Përmes Distria Krasniqit, Kosova ka arritur të fitojë medaljen e dytë të artë olimpike në histori të saj.
Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”./Shqip.com