Sport Ndërkombëtar Lëndimi i Araujos la shije të hidhur në "Camp Nou"

Fitorja e Barcelonës mbetet në plan të dytë

Momenti kur Araujo u largua me autoambulancë

Barcelona ka triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Celta Vigos, por rezultati ka mbetur në plan të dytë.

Kur po zhvillohej minuta e 66-të, pas një përplasje me kokë më Gavin, Ronald Araujo e lëshoi fushën e gjelbër me autoambulancë.

Teksa, në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se “Araujo ka pësuar një tronditje dhe është dërguar në spital për t’iu nënshtruar analizave të mëtejshme”.

Sa i përket takimit, katalunasit ishin dominues gjatë tërë kohës.

Golin e parë e realizoi Memhphis Depay – pas gjysmë ore lojë.

Teksa, u asistua nga Osumane Dembele.

Goli i realizuar nga Depay

Rezultatin e dyfishoi Pierre Emerick-Aubameyang, i cili e tundi rrjetën në minutën e 41-të.

I njëjti futbollit realizoi edhe një herë – kur po zhvillohej minuta e 48-të.

Përsëri në rolin e asistuesit ishte Dembele.

Sulmuesi francez tashmë është asistuesi më i mirë në La Liga – me gjithsej 13-të asistime.

Pas kësaj ndeshje, Barça ngritet në kuotën e 72 pikëve dhe e siguron vendin e dytë. /Shqip.com