Fitore e shpresës për Vëllaznimin
Publikuar:
(06.03.2022 15:19:23)

Një fije shprese për kuqezinjët. Një fitore e artë.
KF Vëllaznimi ka triumfuar me rezultat 1-0 ndaj FC A&N, për të mbajtur gjallë shpresat për inkuadrim në Superligë.
Skuadra nga Gjakova – ani pse me shumë mund arriti që të arkëtojë pikët e plota.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Brenner Ferreira, që ishte edhe i pari pë fanelën e kuqezinjëve.

Teksa, mysafirët – përkundër përpjekjeve nuk jda dolën dot të barazojnë rezultatin.
Me këtë fitore, Vëllaznimi ngritet në vendin e dytë – me 25 pikë të grumbulluara.
Nëntë më pak se Trepça 89 që është lidere.
Teksa, FC A&N gjendet në vendin e pestë – më tri pikë më pak. /Shqip.com