Sport Shqiptar

Fitore e “njelmët” e Ballkanit

FC Ballkani

Ballkani ka triumfuar ndaj Klasksvik – me rezultat 3-2 – në kuadër të Europa Conference League.

Por, fundi i ndeshjes la shije të hidhur.

Golin e parë në këtë takim. e realizoi – Nazmi Gripshi – pas gjysmë ore lojë.

Teksa, në rolin e asituesit ishte Lumbardh Dellova.

Ndërsa, për golin e dytë u përkujdes Meriton Korenica.

Momente nga takimi

Mesfushori me tipare sulmues e lansoi një predhë të majtën – duke e lënë kundërshtarin pa gjasa – kur po zhvillohej minuta e 41-të.

Për 3-0 u përkujdes Albion Rrahmani – në minutën e 50-të.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan.

Klettskard – e tundi rrjetën në minutën e 69-të për ta kthyer skuadrën e tij në lojë.

Momete para fillimit të ndeshjes

Ndërsa, dy minuta para se ndeshja të përfundonte – i njëjti futbollist shënoi edhe një herë për 3-2.

Me këtë rezultat – gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave.

Klaksvik e mbylli takimin me dhjetë futbollistë – sepse Odmar Faero u ndëshkua me karton të kuq./Shqip.com