Lajme

Maqedoni e Veriut/ Bajrami: Kalon në Kuvend ligji për Mediat, fitore e madhe për gazetarinë profesionale!

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Naim Bajrami ka njoftuar se qeveria ka miratuar propozim ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për media që i pavarëson mediat nga politika.

Bajrami thekson se ligji ka kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe pritet të miratohet seancën e ardhshme.

Ky ligj siguron mbijetesën dhe funksionimin e gazetave në Maqedoninë e Veriut.

Një fitore e madhe për gazetarinë profesionale. Sapo kaloi në Kuvend propozimi për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Media, që siguron mbijetesën dhe funksionimin e gazetave në këtë shtet. Falenderoj deputetët, kolegët në Qeveri dhe të gjithë ata që kontribuan. Mediat nuk do të mvaren më nga vullneti politik, por tashmë kanë zgjidhje ligjore, për pavarësinë e tyre të plotë”.

/Shqip.com