Festë në Prishtinë, por jo edhe në Tiranë

Kosova triumfoi, por jo edhe Shqipëria.
Dardanët e deklasuan Qipron me rezultat 5-1 – në një ndeshje të cilën e dominuan nga fillimi – deri në fund.

Golat për skuadrën e udhëhequr nga Alain Giresse u realizuan nga Muslija, Rrudhani, Rashani, dhe Muriqi – i cili e tundi rrjetën dy herë.
Me këtë fitore – Kosova e mbylli këtë kampanjë në vendin e dytë në Grupin C – të Ligës C.
Në anën tjetër – kuqezinjët barazuan 1-1 ndaj Islandës.

Ishte – Emir Lenjani që realizoi në minutën e 35-të – pas një asistimi nga Myrto Uzuni dhe festa shërtheu në “Air Albania”.
Por, mysafirët barazuan gjithçka në minutat shtesë – me anë të Anderson.
Ekipi i drejtuar nga Edoardo Reja – mbetet në vendin e tretë të Grupit 2 të Ligës B – me vetëm dy pikë në total.
Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:
Portugalia 0-1 Spanja
Zvicra – Çekia 2-1
Republika e Irlandës 3-2 Armenia
Ukraina 0-0 Skocia
Norvegjia 0-2 Serbia
Suedia 1-1 Sllovenia
Greqia 3-1 Irlanda e Veriut