Sport Ndërkombëtar

Fitore e Barcelonës në minutat shtesë

Skuadrës katalunase iu dashtën 92 minuta lojë për të shënuar golin e parë të takimit, e që doli i fitores së madhe.

Ishte sulmuesi më i rrezikshëm i tyre, polaku Robert Lewandowski që shënoi pas asistimit të Rafinhas, në minutat shtesë të ndeshjes për rezultatin 0-1.

Një ndeshje e dominuar nga Barcelona ndaj Valencias, që prodhoi raste të shumta e ndeshje të bukur për sy.

Për dallim prej eleminimit nga Liga e Kampionëve, katalunasit po zhvillojnë ndeshje të mira në ligën e Spanjës.

Me këtë fitore ata ngriten në vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Kurse Valencia e trajnerit Italian, Gattuso nuk po mundet ta gjejë formën që e kishte në fillim të sezonit.

/Shqip.com