Fitore e artë për Lakers

Lakers i janë kthyer fitoreve.
Skuadra nga Los Angelosi ka triumufuar përballë Brooklyn Nets, me rezultat 106 – 96.
Ani pse mysafirët ishin favorit në letër – nuk arritën që të tregojnë forcën e tyre për asnjë moment.
Edhe në këtë takim – si në shumicën e ndeshjeve në këtë sezon, te Lakers më i dalluari në parket ishte LeBron James.
“King James” shënoi 33 pikë, asistoi gjashtë herë, teksa regjistroi edhe shtatë kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Malink Monk, i cili regjistroi 22 pikë, dy asistime dhe pesë kërcime.
Te Nets – paraqitje të jashtëzakonshme pati, James Harden.
Ai shënoi plot 33 pikë, pati 11-të asistime dhe bëri 12-të kërcime.
Por, as këto shifra magjike nuk e ndihmuan dot këtë ekip – që ta shmangte disfatën.
Përkundër fitores, Lakers mbeten në vendin e tetë në tabelën e Konferencës Perëndimore.

Deri më tani – ky ekip ka arkëtuar 24 fitore dhe po aq humbje.
Kurse, për Nets kjo humbje ishte një befasi në vete.
Në përgjithësi, Brooklyni ka pësuar humbje në 18 takime, kurse ka arkëtuar 29 fitore. /Shqip.com
