Sport Ndërkombëtar

Fitore e artë e Barcelonës

“Vuajtën” shumë, por në fund i’a arritën qëllimit.

Një fitore e artë – në udhëtim.

Barcelona ka triumfuar kundër Deportivo Alaves, me rezultat minimal 0-1.

Katalunasit ishin favorit në letër dhe pritej një fitore e lehtë, por në fushën e gjelbër gjërat rrjedhën ndryshe.

Skuadra e udhëhequr nga Xavi Hernandez ishte dominuese qysh nga minuta e parë, por gjërat nuk para portës së kundërshtareve nuk ishin shumë konkret.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi, Frenkie de Jong, kur po zhvillohej minuta e 87-të.

https://twitter.com/GonArias_/status/1485368391905034241?s=20
Goli i shënuar nga Frenkie de Jong

Pas një aksioni të bukur të nisur nga Jordi Alba, topin e dërgoi në rrjetë holandezi, i cili paraprakisht u asistua nga Ferran Torres.

Për Frenkien ky gol ishte shumë i mirëseardhur  – sepse kohëve të fundit është përballur me një presion të madh nga publiku – për shkak të perfomancave që ka dhuruar.

Kjo fitore e blaugranëve ishte e nënta në këtë kampionat, teksa kanë regjistruar tetë barazime dhe katër humbje.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll dhe njerëz në këmbë
Momente nga takimi

Tashmë, kjo skuadër ngritet në vendin e pestë, me 35 pikë të grumbulluara. Vetëm një më pak se Atletico Madrid, që gjendet në pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Alaves zhytet edhe më thellë në krizë, pasi pozicionohet në vendin e 19-të. Nëse gjërat nuk ndryshojnë në vazhim të sezonit – atëherë në vitin e ardhshëm do garojnë një kategori më poshtë. /Shqip.com