Rozë

Fitoi 10 mijë euro në ‘Big Brother VIP’, Einxhel Shkira tregon për herë të parë ku i çoi paratë

Einxhel Shkira është një nga banoret dhe finalistet e formatit Big Brother Vip.

Moderatorja Shkira arriti të shkojë në finalen e “Big Brother VIP”, duke u renditur e treta.

 E ftuar së fundmi në “Why not”, ajo ka zbuluar se paratë i ka shpenzuar më së shumti për ushqim.

“4 muaj aty brenda kam ngrënë vetëm tost. E kisha problem të përshtatesha me ushqimin kështu që kur dola çfarë kisha merak e hëngra”, u shpreh Einxhel.

Ajo po ashtu tregoi ushqimet e saj të preferuara.

“Sushi, tradicionalet, sallatat e ndryshme, hamburger, pica. Atje brenda mund të të shkonte mendja për diçka, por ishte e parealizueshme kjo ishte e keqja”, tha Shkira.

Aktualisht Einxhel po shijon lidhjen me Dagz të krijuar brenda shtëpisë së BBV./Shqip.com