Rozë

Fisnik Syla: Unë jam biznismen, s’dua të njihem si partneri i Fjolla Morinës

Fjolla Morina

Raporti mes Fisnik Sylës dhe Fjolla Morinës vazhdon të komentohet edhe pas kaq shumë kohësh.

Kjo pasi dyshja që nga ndarja kanë hedhur kunja për njëri-tjetrin.

Këngëtarja e ka thumbuar shumë shpesh në statuse në Instagram, duke e quajtur edhe tradhtarë.

Së fundmi Fisniku ishte pjesë e një intervistë në “SyriTv” ku foli rreth kësaj martese.

Fisnik Syla

Ndër tjerash ai tha që është bërë pishman që është martuar me këngëtaren Fjolla Morina.

“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”, tha ai.


Ky i fundit tashmë është duke jetuar në Belgjikë./SHQIP.com