Rozë

Fisnik Syla flet pas pretendimeve të Fjolla Morinës

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla

Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla ka folur së fundi për pretendimet e këngëtares.

Përmes një video-live, biznismeni thotë se nuk dëshiron që të flas për ato se çfarë ka thënë këngëtarja pasiqë ai nuk merret me njerëz ‘psikopatë’ dhe të ‘droguar’.

“Shumë shkurt po dua të flas. Një njeri që shanë nënën e vetë, vëllain e vetë e ulë familjen e vetë, e bën kësi gjërash, për mua nuk është njeri dhe nuk ja vlen as të flasësh. Unë me njeri psikopat dhe drogaxhi nuk merrem e as nuk flas për të”, tha Fisnik Syla.

https://www.tiktok.com/@artistetshqiptaree/video/7209765186343947526?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7187315063966516741

Këngëtarja Fjolla Morina ka ndarë më ndjekësit e saj kërcënimet që është duke i marrë kohëve të fundit.

Ajo ka thënë se edhe është helmuar, ku pasi ka marrë rezultatin ka dalë që ajo nuk ka pasur asgjë – pasi sipas saj është ndryshuar.

Shokuese/ Fjolla nxjerr bisedat me Fisnik Sylën dhe mesazhet kërcënuese – SHQIP.com

Ajo ka përmendur edhe ish-burrin, Fisnik Syla duke thënë se nuk ka asgjë nga ai.

Po ashtu, Fjolla ka publikuar edhe biseda private me ish-bashkëshoritn.

Në bisedat në fjalë shihet se Fisniku e pranon që arma që iu gjet Fjollës në Kukës ka qenë e tija. Ajo shprehet se Fisniku e ka mbajtur me mashtrime dhe me kërcënime.

Këngëtarja, ka treguar se ndihet e kërcënuar, për çka ka kërkuar mbrojtje. Nga populli, pasi sipas saj më nuk beson në shtet.

/Shqip.com