Ekonomi

Firmoset marrëveshja/ 100 mln € nga Banka Evropiane për hekurudhën Vorë – Hani i Hotit

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me vlerë 100 milionë euro me Bankën Evropiane të Investimeve, për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Banka është një nga financuesit e kësaj hekurudhe me gjatësi 120 kilometra.

Ndërsa pak javë më parë është nënshkruar marrëveshja me BERZH për këtë projekt për të marrë 98 milionë euro kredi.

Kostoja totale e investimit është 373 milionë euro, ku një pjesë do mbulohet edhe nga buxheti i shtetit.

Kjo linjë hekurudhore 120 km e gjatë lidh Vorën me Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi, dhe ka rëndësi në lidhjen rajonale në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin me tregjet e BE-së.

/Shqip.com