Sport Ndërkombëtar

Firmino mund të largohet nga Liverpooli, kërkon nga ekipi tjetër anglez

FOTO: Getty Images
FOTO: Getty Images

Skuadra angleze Newcastle United ka kontaktuar edhe zyrtarisht sulmuesin Roberto Firmino, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Liverpooli.

“The Sun” shkruan të martën se krerët e Newcastlet i kanë bërë një ofertë të majme brazilianit për ta bindur që të transferohet në “St. James Park” në verë.

Firmino në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë dhe tashmë ka njoftuar Liverpoolin se dëshiron të largohet, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Newcastle mësohet se ia ka ofruar atij kontratë trevjeçare me pagë javore prej 250 mijë eurosh. 31-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, ndërsa këtë sezon ka 10 gola e 5 asistime në të gjitha garat.

Krahas Newcastle Unitedit, interesim për Firminon kanë shfaqur edhe ekipet nga Italia e Spanja.

/Shqip.com