Firmino e informon Kloppin për të ardhmen e tij
Publikuar:
(03.03.2023 12:58:38)

Roberto Firmino do të largohet në verë nga Liverpool.
Sulmuesi brazilian e ka informuar Jurgen Kloppin se nuk do të vazhdojë kontratën dhe se në verë do të ndahet me Reds.
Sulmuesi brazilian nuk është i kënaqur me minutazhën dhe dëshiron të ndërrojë ambient. Lajmi konfirmohet nga mediat gjermane, të afërta me agjentin e futbollistit.
Firmino erdhi në Angli nga ekipi gjerman Hofenheim, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë në Liverpool për pak muaj.
/Shqip.com