Sport Ndërkombëtar

Firmino besnik ndaj “Anfield”

Roberto Firmino

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015 dhe nuk është duke kërkuar një sfidë të re.

Raportimet për një largim të mundshëm nuk kanë të ndalur.

Juventusi e shumë skuadra të tjera kanë shfaqur interesim për brazilianin.

Por, sulmuesi do t’i qëndroj besnik “Anfield”, duke mos ndjekur shembullin e ish-shokut të skuadrës Sadio Mane.

Asnjë e negociatë për një rinovim nuk ka ndodhur, dhe në 2023 ai do të jetë një agjent i lirë.

Firmino e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.

“E dua këtë skuadër, këtë qytet dhe tifozët. Unë jam këtu. Dua të qëndrojë”, tha ai.

Ai me fanellën e “The Reds” ka shënuar 98 gola dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, Premier Leaguen, Champions League, FA Cup, Carabao Cup dhe Kupën e Botës për Klube./Shqip.com