Sport Ndërkombëtar

Fiorentina nuk është e interesuar për talentin e Barçës

Riqui Puig

Riqui Puig nuk është në planet e Barcelonës – së Xavi Hernandez.

Por, as Fiorentina nuk është e interesuar për të – përkundër raportimeve që u bënë.

Drejtori sportiv i skuadrës italiane, Daniele Prade tha se “ne nuk jemi të interesuar për Riqui Puig, ai nuk ka qenë kurrë në listën tonë. Ne donim të nënshkruanim me Grillitsch, por më pas patëm disa probleme”.

Puig zhvilloi vetëm 15 ndeshje në sezonin e fundit të La Ligës dhe në vetëm dy nga to luajti 90 minuta.

Ndërsa, shënoi vetëm një gol.

Edhe më pak hapërsira pati në Ligën e Kampionëve dhe në Europaligë – duke zhvilluar vetëm nga një ndeshje në të dyja kompeticoinet.

Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” në vitet e fundit, por Gavi dhe Pedri i “prishën” planet.

Kontrata me katalunasit i skadon në vitin 2023.

Mbetet të shihet se çka do të sjellë merkato e verës për mesfushorin spanjoll. /Shqip.com