Sport Ndërkombëtar

Fiorentina në finalen e Ligës së Konferencës, përballet me West Hamin

FOTO: gazzeta.it
FOTO: gazzeta.it

Fiorentina e ka përmbysur Baselin dhe ka kaluar në finale të Conference League.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Zvicër ka përfunduar me rezultat 2-1 për italianët, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime, pasi me rezultat identik Baseli kishte fituar në ndeshjen e parë në Itali.

Fiorentina e ka gjetur golin e avantazhit me Gonzalezin në fund të pjesës së parë.

Pjesa e dytë ka sjellë edhe dy gola të tjerë. Amdouni (55′) fillimisht ka barazuar për zviceranët. Pastaj në minutën e shtatëdhjetë e dy Gonzales ka realizuar edhe një herë.

Me këtë rezultat skuadrat kanë mësyrë vazhdimet.

Kur pothuaj skuadrat po përgatiteshin për ekzekutimin e penalltive, në skenë ka dalur Barak, i cili ka realizuar gol dhe i ka dhënë fitoren skuadres italiane.

/Shqip.com