Finlja e Ligës së Kampionëve mund të ndërrojë ambient – për shkak të sulmeve ruse në Ukrainë
Finalja e Ligës së Kampionëve – ishte planifikuar të zhvillohej në Rusi.
Më saktësiisht në “Gazprom Arena” – të Saint Petersburgut.
Por, diçka e tillë mund të mos ndodhë – për shkak të zhvillimeve të fundit – në Ukrainë, pasi UEFA e ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme.
“Pas evoluimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës në 24 orët e fundit, presidenti i UEFA-s ka vendosur të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv për të premten më 25 shkurt në orën 10:00 CET, për të vlerësuar situatën dhe për të marrë të gjitha të nevojshme. vendimet. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”, thuhet në njoftim.
Following the evolution of the situation between Russia and Ukraine, the UEFA president has called an extraordinary meeting of the Executive Committee for 10:00 CET on Friday 25 February, in order to evaluate the situation and take all necessary decisions.
— UEFA (@UEFA) February 24, 2022
Rusia – kishte qenë nikoqire edhe e Kampionatit Botëror – të mbajtur në vitin 2018./Shqip.com