Lajme

Finlanda: Jemi gati të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme

Finlanda ka deklaruar se është e përgatitur t’i ofrojë mbështetje Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja e vendit, Sanna Marin.

“Mendoj se i vetmi mesazh që duhet të dërgojmë është se do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një vit, dy vjet, pesë vjet, 10 vjet, 15 vjet”, ka thënë ajo, shkruan The Guardian.

Sanna Marin, kryeministrja e Finlandës

Qeveria e Marin shpenzoi rreth 300 milion euro për mbështetjen për Ukrainën vitin e kaluar, rreth 190 milion € prej tyre për blerjen e pajisjeve mbrojtëse.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto javën e kaluar tha se Helsinki mund t’i dhurojë Ukrainës një numër të vogël tankesh Leopard 2 të prodhimit gjerman, nëse një grup më i gjerë i kombeve evropiane vendos ta bëjë këtë.

/Shqip.com