Sport Ndërkombëtar

Finalja e Superkupës së Italisë Milan-Inter, këto do të jenë të ardhurat për fituesin

Milan dhe Inter nesër do të takohen për trofeun e parë të sezonit, atë të Superkupës së Italisë.

Finalja e nesërme do të luhet në stadiumin “King Fahd” në Riad dhe do të jetë e fundit që do të luhet në vendin saudit pas marrëveshjes me Serie A të bërë në nëntor të vitit 2018.

Sipas raportimeve nga “Calcio Finanza”, çdo finale e Superkupës së Italisë vlen rreth 7.5 milionë euro, ku 10 përqind e kësaj vlere shkon për Serinë A.

Pjesa tjetër, ndahet në dy pjesë te klubet finaliste, ku fituesi merr vetëm 500 mijë euro më shumë se humbësi.

Por kjo shifër nuk është gjithmonë e tillë, pasi vetëm kur ka finalistë klube me emër të madh atëherë shifra është e tillë, pasi edhe audienca rritet kur ndeshen në finale klube si Inter, Milan apo Juve.

/Shqip.com