Sport Shqiptar

Finalja e Kupës së Shqipërisë: Tirana – Egnatia, përfundon koha e rregullt e ndeshjes

Nga ora 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, po luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias.

Koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar me rezultat 0:0 dhe ndeshja ka shkuar në vazhdime.

Tirana synon trofeun pasi humbi titullin kampion dhe nga ana tjetër Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

/Shqip.com