Sport Shqiptar

Finalja e Kupës së Shqipërisë, publikohen formacionet zyrtare të Tirana-Egnatia

Në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias.

Tirana synon trofeun pasi humbi titullin kampion dhe nga ana tjetër Egnatia kërkon të fitojë për herë të parë Kupën e Shqipërisë.

Trajnerët Shehi dhe Tetova kanë publikuar 11 titullarët që do të zbresin sot në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratçe, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj. Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Xhekson. Trajner: Edlir Tetova

/Shqip.com