Lajme

Finalja e Kupës së Kosovës, policia del me një njoftim

Stadiumi, Fadil Vokrri, Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes së futbollit që do të zhvillohet nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të ndërpritet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugët “Enver Zymberi” dhe  “Rinia”.

Rrugët do të bllokohen të hënën, nga ora 07:00 e mëngjesit.

“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në njoftim.

Nesër nga ora 18:00, luhet finalja e Kupës së Kosovës në futboll Prishtina – Gjilani.

/Shqip.com