Sport Ndërkombëtar

Finalja e FA CUP, mbyllet pjesa e parë

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes finale të FA CUP, e cila po zhvillohet në stadiumin mitik, “Wembley”.

Skuadrat në pushim kanë shkuar me barazimin 1-1.

City kaloi në epërsi qysh në minutën e parë, kur Ilkay Gundogan u asistua prej Kevin de Bruynes.

Mirëpo, “Djajtë e Kuq” u këndellën shpejt dhe i barazuan shifrat në 1-1, shkaku që Jack Grealish luajti me dorë në zonën e rreptësisë.

Bruno Fernandes e mori përgjegjësinë në minutën e 33-të dhe e konvertoi penalltinë në gol.

/Shqip.com