Finalja e Championsit, publikohen formacionet zyrtare
Publikuar:
(10.06.2023 19:51:25)

Janë publikuar formacionet zyrate të dy finalisteve të Champions League, kur na ndajnë vetëm disa minuta nga momenti i shumëpritur.
Kështu, nuk ka shumë surpiza për Guardiolën dhe në formacion nuk mungojnë të përhershmit Bernardo Silva, kapiteni Gundogan, Grealish dhe ai tek i cili i kanë sytë gjithë tifozët e “qytetarëve”, Haaland.
Nga ana tjetër, Simone Inzaghi i është përgjigjur Guardiolës me Lautaro Martinez, Çalhanoglu e Brozovic në fushë.
Formacionet e dy skuadrave:
Manchester City: Ederson, Ake, Dias, Akanji, Stones, Rodri, Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish, Haaland
Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco, Dzeko, Lautaro Martinez
/Shqip.com