Sport Ndërkombëtar

Finalja e Champions League mund të zhvillohet në Wembley

UEFA-s mund t’i duhet të ndryshojë vendin ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve.

Finalja do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 29 maj.

Por, shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, po mendon ta ndërroj lokacionin, për shkak të tensioneve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Nëse kjo ndodh, organi drejtues i futbollit evropian nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse ta ndryshoj stadiumin.

Sipas, The Mirror, Wembley mund të jetë një vend i mundshëm zëvendësues, veçanërisht nëse dy skuadra angleze arrijnë deri në finale këtë vit.

Nëse tensionet janë të larta mes të dyja vendeve, atëherë UEFA do të detyrohet që ta rilokalizojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbajtja e finales së Ligës së Kampionëve thuhet se mund t’i japë qytetit të përzgjedhur një rritje financiare prej më shumë se 60 milionë funte.

Finalja e vitit të kaluar ndërmjet Chelseas dhe Manchester City u zhvendos gjithashtu nga Stambolli në Porto.

Të hënën forcat ruse kanë hyrë në Ukrainë./Shqip.com