Finalja e barazhit: Formacionet Zyrtare

Finalja e barazhit do të zhvillohet të shtunën, ku do të përballen Vushtrria dhe Malisheva.
Dy skuadrat do të luftojnë për të siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës edicionin e ardhshëm.
Me fillim nga ora 16:00, do të luhet ndeshja në stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Vushtrria: Tahiri, Pasoma, Shala, Caka, Emini, Maxhuni, Osmani, Halimi, Vecaj, Teqja, Rexhaj.
Malisheva: Gashi, Xhaka, Kryeziu, Dumani, Piraj, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Sobowale, Marc-Olivier, Berisha.

Vushtrria mposhti Lirin në ndeshjen e parë të barazhit, pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa në penallti Vushtrria triumfoi 5 – 4.
Nga ana tjetër Malisheva përfundoi e teta në Superligë dhe tani duhet të luajë në barazh për të evituar rënien./Shqip.com