Sport Ndërkombëtar

Finalissima 2022 – luhet në qershor

"Finalissima 2022"

Dueli i kampionëve kontinental më në fund erdhi “në jetë”.

Italia si kampion i Europës do të pres Argjentinën që është kampion i Amerikës Jugore, më 1 qershor 2022.

Ndeshja do të zhvillohen në “Wembley”, pikërisht aty ku azurët triunfuan në finale të Euros kundër Anglisë, njofton UEFA.

Nga ana tjetër, ‘Albiceleste’ mposhti poashtu mikpritësin e kompeticionit – Brazilin, në finalen e Copa America.

Festa e Albicelestëve pas triumfit në “Copa America 2021”

Skuadra me në krye trajnerin Lionel Scaloni, i dha argjentinasve gëzimin e një trofeu kontinental pas 28 vitesh.

Se skuadra është në fomë të mirë e dëshmon edhe seria e 31 ndeshjeve radhazi pa humbje.

Kurse, italianët e Mancinit nuk arritën të kualifikiohen në Katari 2022, çfarë e bën Botërorin një “mallkim” për ta, pasi që është botërori i dyte radhazi që ata nuk marrin pjesë.

Festa e Azurëve pas triumfit në “EURO 2020”

Prandaj, një fitore e mundshme në qershor do të zbehte zërat kritik, që nuk jan të paktë.

Kjo “finale” vie pas një merrëveshje të UEFA-s dhe CONMEBOL-it për shkëmbimin të eksperiencave të reja.

E nënshkruar më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ajo lejon institucionet në fjalë të shkëmbejnë gjyqtarët, të organizojë turne futsalli, futbolli të femrave dhe kategorive të reja – si formë bashkëpunimi që i sjell benefite sportit.

Në rast se koha e rregullt nuk jep fitues, nuk do të ketë vazhdime por ekipet do të shkojnë direkt në penallti. /Shqip.com