Finale para finales
Publikuar:
(29.05.2022 21:03:19)

Nuk la vend për befasi.
Rafael Nadal ka siguruar biletën për në çerekfinale të “French Open”.
Tenisti spanjoll ka triumfuar ndaj Auger-Aliassime me rezultat 2-3 në sete (6-3 3-6 2-6 6-3 3-6).
Pas kësaj fitore – Nadal dukej tejet i gëzuar, teksa tha se “unë luaj gjithmonë këtu me më së shumti emocione në botë. Vendi më i rëndësishëm i karrierës sime dhe jam i lumtur që do të luaj sërish këtu”.
Teksa, shtoi se “është një fitore shumë e rëndësishme për mua pa dyshim. Nuk e nisa mirë, pata shumë mundësi në setin e parë por nuk u ktheva”.
Në çerekfinale – ai do të takohet me numrin 1 të botës, Novak Djokovic.
Në total – dyshja janë takuar 57 herë.
Në 29 ndeshje fitues ka dalë Djokovic, kurse 28 herë ka triumfuar Nadal. /Shqip.com