Kulturë Kino

Filmimet e pa para të mbretëreshës Elizabeth do të shfaqen në një dokumentar

Mbretëresha e Mbretërive të Bashkuara, Elizabeth

Filmime të papara nga arkivi i Mbretëreshës Elizabeta  pritet të transmetohen në një dokumentar.

BBC-së i është dhënë akses i veçantë në qindra filmime në shtëpi private të xhiruara nga Familja Mbretërore, duke përfshirë klipet e një princeshe të re Elizabeta duke buzëqeshur teksa tregon unazën e saj të fejesës.

Dokumentari do të transmetohet më 29 maj për nder të Jubileut Platinum të Mbretëreshës .

Tri filmime që nuk ishin parë kurrë më parë të një princeshe të atëhershme Elizabeth janë publikuar gjithashtu si pjesë e njoftimit të përbashkët të programit nga Buckingham Palace dhe BBC.

Dokumentari tregon pamjet qysh kur Elizabeth ishte në moshë të re deri në kurorëzimin e saj në moshën 27-vjeçare në 1953.

Dokumentari 75-minutësh përmban një klip që shënon vizitën e parë të zgjatur të Princit Philip në Balmoral në vitin 1946, ndërkohë që fejesa e çiftit nuk ishte ende publike.

Ai gjithashtu do të përshkruaj Princeshën Elizabetë si një nënë të re me Princin Charles dhe Princeshën Anne duke kaluar kohë me gjyshërit e tyre Mbretin dhe Mbretëreshën.