Kulturë Kino

Filmi “Zgjoi” në nëntor shfaqet në Austri

Filmi i suksesshëm i kinematografisë së Kosovës “Zgjoi”, vazhdon të shfaqet nëpër kinematë evropiane.

Filmi së fundmi do të shfaqet në Linz të Austrisë, më 26 nëntor.

Filmi “Hive” shfaqet me 26 nëntor 2022, duke filluar nga ora 15:00 në “Tabakfabrik”.

“Zgjoi”, është i bazuar në historinë e Fahrije Hotit, pasqyron vështirësitë që gratë e Krushës kaluan gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Filmi me regji të Blerta Bashollit, ishte e nominuar gjithashtu në listë të ngushtë për çmimet “Oscars”.

/Shqip.com