Kulturë Kino

Filmi “Zgjoi” do të shfaqet edhe në kinematë e Austrisë

Filmi i suksesshëm i kinematografisë kosovare “Zgjoi”, do të fillojë të shfaqet edhe në kinematë e Austrisë.

Kështu ka bërë të ditur vetë aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi.

“Nga data 21 Tetor, filmi “Zgjoi” do të nisë shfaqjen në kinematë austriake. Shfaqje speciale në Linz me 26 Nëntor ku do të jetë e pranishme edhe znj. Fahrije Hoti”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Disa nga kinematë ku filmi do të shfaqet janë: Filmhaus Vienna, Village Vienna, Admiralkino Vienna, Wels Programmkino, Moviemento Linz, Gröbming, Das Kino Salzburg, Rechbauer Graz, KIZ Royal Graz, Volkskino Klagenfurt, Leokino Innsbruck, Filmforum Bregenz, Nexus Saalfelden dhe Radstadt Filmfestival.

“Zgjoi”, është shfaqur në shumë festivale të njohura të filimit, si në “Sundance Fim Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në “Sundance Film Festival”, filmi mori tri çmime kryesore, “Filmi më i mirë”, “Regjisorja më e mirë” dhe “Çmimin e publikut”.

Ai u fut edhe në listën e ngushtë për çmimet “Oscars”.

‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

/Shqip.com