Kulturë Kino

Filmi “Vera andrron detin” pjesë e festivalit të Triestës në Itali

Filmi kosovar “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit do të marrë pjesë edhe në festivalin e filmit të Triestës në Itali.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të filmit, në rrjetin social Facebook.

“Është vetëm janari dhe ne jemi kthyer në rrugë. Ndalesa jonë e parë e vitit 2022 është Italia, sharmi ynë me fat. Pas Venecias dhe Napolit, Vera këtë herë shfaqet në edicionin e 33-të të Festivalit të Filmit në Trieste“, thuhet në njoftim.

Në film përditshmëria e qetë e Verës çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.

Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do t’a fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.

 Filmi “Vera andrron detin”, vitin e kaluar përfaqësoi Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, duke u shpërblyer kështu me Grand Prix / The Governor of Tokyo Aëard, çmimin kryesor të këtij festivali.