Kulturë Kino

Filmi ‘Vera Andrron Detin’ me premierë në Suedi

Filmi kosovar ‘Vera Andrron Detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Basha do të shfaqë premierën në Suedi, në ‘Ingmar Bergmab Competition, në festivalin e filmit “Göteborg”.

Në film përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.