Kulturë Kino

Filmi “Vera andrron detin” do të shfaqet premierë në Londër

'Vera andrron detin"

Filmi kosovar “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit do të shfaqet premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Edinburg të Skotlandës.

Sipas njoftimit, premiera do të jetë pjesë e “The Chamber”, dedikuar “Quality arthouse for the culturally curious” dhe do të shfaqet në gjuhën shqipe.

Kurse ndër pesë filmat nga katër kontinente, në Institutin e Arteve Bashkëkohore të Londrës – ICA, do të shfaqet premiera e filmit debutues “Në kërkim të Venerës” i regjisores Norika Sefa.

“Në kinemanë e ICA-s, “Në kërkim të Venerës” do të jetë pjesë e serisë Summer Exclusives, seri kjo e cila ekspozon gjerësinë dhe ambicien e gjuhëve të reja kinemase botërore. “Në kërkim të Venerës” poashtu nuk është shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmes Summer Exclusives, audienca do të ketë mundësinë që ta zbuloj atë përmes ekranit të kinemasë së ICA-s”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Që të dy filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe deri më tani, “Vera andrron detin” ka shfaqur premierën botërore në Festivalin e Filmit të Venedikut dhe ndër shumë çmime në festivale të ndryshme, ka fituar çmimin Grand Prix të Tokios.

Kurse “Në kërkim të Venerës”, në mesin e shumë festivaleve dhe çmimeve, ka shfaqur premierën në Festivalin e Roterdamit, ku edhe është shpërblyer me çmimin special të jurisë.